Foto: Ilustrim

Shtyu me makinë policin, arrestohet një person në Gjakovë

Policia ka arrestuar sot një person në Babaj të Bokës në Gjakovë, pasi i njëjti refuzoi të përfillë urdhrin e zyrtarit policor për të lëvizur prapa me automjet. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka thënë për KALLXO.com se i dyshuari, në kundërshtim me urdhrat e dhënë, ka vazhduar lëvizjen para duke e shtyrë me automjet zyrtarin policor.  

Sipas Xhurkajt, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.