ARKIV - Mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë më 23 mars 2015. Foto: Kryeministria.al

Shtyrja e mbledhjes së përbashkët të qeverive, reagon deputeti i LVV-së

Kryeministri Avdullah Hoti njoftoi para pak orësh se e kanë shtyrë mbledhjen e përbashkët të qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë për datën 2 tetor, për shkak të interpelancës që Hoti do ta mbajë në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, kërkuesi i kësaj seance, Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar Qeverisë të mos e shtyjë mbledhjen e Qeverisë, pasi që do ta tërheqin kërkesën për seancë, për ta shtyrë për një datë tjetër.

“Mbledhja e dy qeverive të Shqipërisë dhe e Kosovës në Shkodër është në interes të të gjithë qytetarëve tanë. Si drejtues i Grupit parlamentar të LV, kërkues i raportimit të Hotit në Kuvend, publikisht e njoftojmë Hotin që mos të tërhiqet nga mbledhja me Qeverinë e Shqipërisë të premten me 25 shtator. Ne e presim të hënën me 28 le të vi të raportojë në Kuvend”, ka shkruar kryetari i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.

Shtyhet mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, kjo është arsyeja