Shtylla elektrike për më shumë se dy javë qëndron në rrugë në Gllogjan të Deçanit

Një shtyllë elektrike e drurit në fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit ka disa javë që e dëmtuar dhe rrëzuar po qëndron në afërsi të një rruge.

Një qytetar ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com nga gjendja në rrugën Luan Qerimaj.

Sipas qytetarit, shtylla e thyerë e energjisë elektrike është në rrugë që nga 26 dhjetori 2020. Në pamje shihen edhe telat e varur përgjatë pronës së një banori, e cila është e vërshuar nga reshjet e fundit të shiut.

Ai thotë se kanë kërkuar disa herë nga KEDS-i që të intervenojnë, sepse ndihen të rrezikuar.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në drejtim të KEDS-it por që deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka pranuar përgjigje.

Këto janë pamjet që qytetari nga Gllogjani ka dërguar në KALLXO.com: