Shtylla elektrike e djegur para disa kohësh në Varosh të Ferizajt, rrezik për banorët

Banorët e fshatit Varosh të komunës së Ferizajt janë të rrezikuar nga një shtyllë elektrike e djegur pjesërisht.

Sipas fotografive të ardhura në adresë të KALLXO.com dhe deklarimeve të banorëve, kjo shtyllë e drurit është djegur para disa kohësh dhe ende nuk është ndërruar.

KALLXO.com ka kërkuar informacione nga KEDS se pse kjo shtyllë nuk është zëvendësuar dhe është në pritje të përgjigjes.