Foto: KALLXO.com.

Shtylla elektrike e dëmtuar rrezikon banorët në Prizren

Një shtyllë elektrike që mban dhjetëra kabllo po praqet rrezik për banorët në një lagje në Prizren.

Nga fotot që ka siguruar KALLXO.com, shihe se shtylla rrezikohet të shkëputjen nga toka, pasi gjysma e saj është e dëmtuar.

Kjo shtyllë gjendet në rrugën “William Walker”.

Shtylla është e vendosur në trotuarin e kësaj rruge dhe fare pranë shtëpive të banimit.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me gjendjen e shtyllave elektrike dhe rrezikun që po paraqesin për qytetarët.

Një rast i ngjashëm raportuar ditë më parë dhe në një rrugë në Pejë.

Në këto raste, rreziku më i madh vjen gjatë keqësimit të motit dhe erërave të forta që mund t’i rrëzojnë këto shtylla.

Një rast tragjik ndodhi në fillim të këtij muaji në Prishtinë, ku një person i moshës 30-vjeçare humbi jetën pasi e zuri lisi që u rrëzua për shkak të erërave të forta.

Foto: KALLXO.com.
Foto: KALLXO.com.
Foto: KALLXO.com.