Shtyhet votimi për bordin e RTK-së, Konjufca: Mungesa e PDK-së dhe AAK-së është e qëllimshme

Kuvendi ka dështuar të votoj për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës për shkak të mungesës së deputetëve në seancën e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se është e qëllimshme mungesa e grupit parlamentar të PDK-së dhe AAK-së në seancë.

“Unë konstatoj se nuk ka kushte që të votohet bordi i RTK-së. Ky bojkot është i qëllimshëm”, tha ai.

Konjufca tha se ky votim shtyhet për një seancë tjetër.

Abelard Tahiri deputet i PDK-së, para nisjes së votimit nga Kuvendi për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTK-së, kërkoi që kryetari i Kuvendit të konstatoj kuorumin.