Shtyhet takimi online Merkel - Vuçiq

Shtyhet takimi  me video – konferencë ndërmjet Aleksandër Vuiq dhe Merkel, në të cilën bisedë ishte planifikuar të bisedohej për dialogun Kosovë – Serbi.

Takimi  i planifikuar të mbahej sot nëpërmjet video – konferencë ndërmjet Aleksander Vuçiq dhe Angela Merkel, është shtyrë për nesër, njofton RTS.

Vuçiq më herët kishte njoftuar se temat kryesore të bisedës do të ishin vazhdimi i dialogut me Kosovën dhe veçanërisht situata e krijuar pas shpërthimit të pandemisë coronavirus.

Fillimisht Aleksandar Vuçiq kishte planifikuar që të dielën dhe të hënën të realizonte një vizitë në Berlin, por kjo vizitë është shtyrë për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19!