Shtyhet takimi LDK-LVV

Takimi mes ekipeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, i paraparë të mbahet sot në orën 11: 30, është shtyrë.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka lajmëruar se takimi është shtyrë për në orën 13.

Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të takohen sot për të diskutuar mbi çështjet teknike programore.

Ky takim vie disa ditë pas takimit të përbashkët që patën Albin Kurti me Isa Mustafën e Vjosa Osmanin.

LDK pas këtij takimi kishte deklaruar se do të takohen vetëm në nivele teknike derisa të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

Këto dy parti po diskutojnë për një koalicion të mundshëm derisa rezultatet nga zgjedhjet e 6 tetorit e bëjnë LVV fituese e pasuar nga LDK.

LVV e LDK formojnë grupet punuese, ende s’ka takime