Shtyhet shitja e  asetit në likuidim e tokës bujqësore në Biti të Epërme të Shtërpces

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka shtyrë shitjen e NSH Zadruga Shtërpce – Toka Bujqësore në Biti të Epërme 6.

Ky aset ishte tenderuar për t’u shitur përmes shitjes së aseteve  përmes likuidimit (SHAL) 52. Njësia  nr. 122  , që do të mbahet me datë 25 Nëntor 2019, ndërsa tërheqja nga tenderi është bërë në bazë të aktvendimit të pranuar për masën e përkohshme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, me çka AKP-së i ndalohet ndërmarrja e çfarëdo veprimi juridik  derisa Dhoma e Posaçme të marrë vendimin përfundimtar për këtë lëndë.

Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është 25 nëntor 2019, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.

Lista e plotë e aseteve dhe ndërmarrjeve të parapara për Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit Nr. (SHAL) 52 mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.

*Lajm i sponsoruar