Shtyhet sërish regjistrimi i popullsisë në Kosovë

Edhe një herë, është shtyrë regjistrimi i popullsisë së Kosovës, ka vendosur Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se regjistrimi shtyhet për në datat 5 prill deri më 17 maj 2024.

“Gjate javës së kaluar kam përdorur autorizimin tim ligjor për të ndryshuar menaxhmentin e ASK, letra informuese që e kam pranuar nga ushtrues i ri, drejtori dëshmon që regjistrimi nuk është menaxhuar mirë. Nisur nga kjo e në veçanti për t’i dhënë kohë udhëheqjes së re, propozoj që regjistrimi të shtyhet nga 5 prill deri 17 maj 2024”- deklaroi Kurti.

Data e kaluar për fillimin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë ka qenë 1 nëntor 2023.