Arkiv - Foto: RFE/RL/REL

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së 11 vjeçarit Kujtim Veseli

Në Gjykatën e Apelit sot ishte paraparë të mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së 11 vjeçarit Kujtim Veselit, por në mungesë të të akuzuarit ajo është shtyrë për 11 mars të këtij viti.

Rina Kika, avokate e familjes së Kujtim Veselit, tha se vrasja dhe dhunimi seksual i Veslit ka ndodhur si pasojë e neglizhencës së shtetit dhe zyrtarëve policor.

“Ka pas të mbahet seanca, por është shtyrë për datën 11 mars në ora 10:15 pasi mbrojtësi i të akuzuarit nuk ka qenë i pranishëm. Vrasja dhe dhunimi seksual nuk do të ndodhte po të mos ishte neglizhenca e skajshme e shtetit dhe zyrtarëve policor”, tha Kika.

Sipas Kikës, fushata ‘drejtësi për Veselin’ i ka tri kërkesa: kërkim falje nga policia dhe prokuroria për rastin e Kujtimit; kompensim për familjen e viktimës dhe hetim të pavarur për zyrtarët policor.

Kika tha se ende nuk kanë marrë përgjigje për asnjë nga këto kërkesa.

Me 12 tetor 2020 Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin me të cilin e ka dënuar Sefedin Osmanin me 25 vjet burgim për vrasjen dhe dhunimin seksual të Kujtim Veselit.

Me anë të ankesës, familja e Kujtimit ka kërkuar që ky dënim të rritet.

11 vjeçari  ishte gjetur i vdekur në Fushë-Kosovë më 11 korrik të vitit 2019, rast për të cilin edhe është protestuar për të kërkuar drejtësi.

Të gjitha lajmet rreth këtij rasti, mund t’i lexoni duke klikuar në këtë link.