Çekani i drejtesise - Ilustrim

Shtyhet seanca për grabitjen e mbi 8 mijë eurove në Deçan

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj katër të akuzuarve për grabitje në Deçan

Norik Hashani, Fatlum Bytyqi dhe Leotrim Bajselmanaj, akuzohen se më 22 janar 2019, duke vepruar si anëtarë të grupit dhe me përdorim të armës, kanë marrë shumën në vlerë prej 8 mijë e 543 euro prej punëtorëve të “Viva Fresh” në Deçan, Albiana Ramosaj dhe Valon Bozhdaraj.

Sipas përgjigjes të dhënë për KALLXO.COM, nga zyrtarja për informim të Gjykatës se Pejës, Tringa Zhuti, prokurori i rastit ka kërkuar shtyrjen e kësaj seance.

“Prokurori i shtetit ka kërkuar shtyerjën e seancës se sotme dhe mbrojtësit kanë parashtruar ankese kundër vendimit për vazhdim të paraburgimit, ku lënda është dërguar në Gjykatën e Apelit.”

Zhuti tha se seanca e radhës mbahet me datë 13 dhjetor në ora 10.

 

Të dëmtuarit identifikojnë në Gjykatë njërin prej grupit prej 4 personave që u grabitën para

Shënim: Më 07.09.2023 është larguar emri i njërit nga të akuzuarit për arsye se ka ofruar dëshmi se është shlyer nga evidenca e dënimeve penale.