Seanca për vrasjen në restorantin "Shega". FOTO- Elona Sejdullahu/KALLXO.com

Shtyhet seanca në rastin e vrasjes në restorantin “Shega”

Seanca ndaj të akuzuarve lidhur me vrasjen në restorantin “Shega” është shtyrë për shkak të mungesës së të akuzuarit Jeton Saraqi.

Në këtë seancë ishte paraparë të jepej fjala përfundimtare.

Avokati i tij, Mentor Neziri e arsyetoi mungesën e tij.

“Jam njoftuar nga familjarët e tij, për gjendjen jo të mirë shëndetësore të tij”, tha avokati Mentor Neziri.

Seanca e radhës, do të mbahet në datën 22 shkurt, në ora 14:30.

Në ngjarjen tragjike që kishte ndodhur me 2 maj të vitit 2014 në restorantin “Shega” ishin vrarë Naim Gërvalla e Lutfi Saraçi.

Të plagosur kishin mbetur edhe babë e bir, Besim dhe Besart Istrefi, të cilët rreth një vit më vonë u akuzuan nga Prokuroria në lidhje me atë rast.

Sipas aktakuzës ngjarja tragjike kishte ndodhur pasi Jeton Saraçi, i ulur në tavolinë me Adem Dautajn dhe tani të ndjerët Lutfi Saraçi e Nazim Gërvalla kanë filluar me kërcënime e tone të larta ndaj kamerierëve të cilët kishin filluar mbylljen e restorantit.

Aktakuza përshkruan se pas këtyre kërcënimeve kishte filluar konflikti në mes tyre dhe Besim e Besart Istrefi, konflikt pas së cilit ishin shkaktuar vrasjet dhe plagosjet.

Në lidhje me këto akuza gjatë vitit 2018, Gjykata e Prishtinës pronarët e restorantit i kishte dënuar, ndërsa Jeton Saraçi ishte liruar

Gjykata e kishte dënuar Besim Istrefin me 7 vite burgim, ndërsa Besartin me 5 vite e katër muaj.

Të pakënaqur me ketë vendim mbrojtësit e të akuzuarve që ishin dënuar si dhe Prokurori i shtetit kishin paraqitur ankesë në gjykatën e Apelit.

Gjykata e Apelit pas vlerësimit të lëndës gjeti se vendimi i marrë është në kundërshtim me kodin e procedurës penale.

Rasti ‘Shega’, i akuzuari për vrasje jep mbrojtjen e tij