Shtyhet raportimi i AKP-së para Komisionit për Buxhet në lidhje me pronat

Për shkak se nuk ishte prezent kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Nazmi Mikullovci, është shtyrë për një ditë tjetër raportimi i AKP-së, para Komisionit për Buxhet të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë Komision prezente nuk ishte as Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ndërsa Zyra Kombëtare e Auditimit u përfaqësua nga zëvendësauditori, Bezad Halilaj.

Temë e raportimit ishte Raporti i Zyrës Kombëtare të Audimit (ZKA), për të ‘Hyrat nga Qiraja e Agjencisë Kosovare të Privatizmit’, raport i cili është kryer për periudhën 2012-2021 dhe i cili kishte gjetur parregullësi në menaxhimin e pronave nga AKP-ja, ndër vite.

Para Komisionit AKP-ja u paraqit pa kryesuesin e bordit dhe zëvendëskryesuesin, e kjo u kritikua nga deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha se është i pakuptimtë raportimi pa kryesuesit e AKP-së dhe udhëheqësen e ZKA-së.

“Konsiderojë se jemi ta pa përgatitur për të bërë këtë diskutim, sepse nuk i kemi bartësit e të këtyre dy institucioneve të rëndësishme” – tha ndër të tjera Hoti.

Me shumicë votash u miratuar propozimi që raportimi i AKP-së të bëhet për një ditë tjetër, me prezent edhe kryesuesin e bordit.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka gjetur se vlera e dëmit nga menaxhimi i pronave nga ana e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), e arrin shifrën e mbi 800 mijë eurove.

Në një konfernecë për media të mbajtur me 1 shkurt, ZKA-ja kishte prezantuar një Raport për auditimin e të hyrave nga AKP për periudhën 2012-2021.

Ky raport i ZKA-së ka zbuluar se në gusht të vitit 2016 përmes negocimit direkt AKP-ja në Reçan të Prizrenit e kishte dhënë me qera tokën afariste me sipërfaqe prej 54 mijë e 849 metra katror me qera mujore prej 548 euro, apo vetëm 1 cent për metër katror.

AKP-ja kishte lëshuar pronë shoqërore me qera me çmim 1 cent për metër katror