Shtyhet raportimi i Agim Veliut në Komisionin për Siguri, polemika mes deputetëve

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes sot ka pritur në raporitim Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun  si dhe drejtorin e Policisë, Reshat Qalaj  për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Kjo mbledhja u shoqërua me tensione në mes antarëve të këtij komisioni, ku mollë sherri në mes tyre u bë koha që Ministri Veliu kishte në dispozicon për raportim.

“Për shkak të mbledhjes së Qeverisë që është në pra 11:00 nuk do të kem kohë me tepër se 45 minuta”, tha ai.

Deputetet nga Lëvizja Vetëvendosje propozuan që raportimi të shtyhet për një ditë tjetër ku do të kishin kohë të mjaftueshme për t’i drejtuar pyetje Ministrit të Punëve të Brendshme.

“Për mua është e papranueshme me ardhë për 45 minuta e kanë mbet edhe veç 30 minuta, është fyerje e intelegjencës hajde edhe në një ditë kur keni kohë, Nuk është kjo  konfercë për shtyp 45 minuta, është totatlisht e papranueshme me ardhë me bo “show” ktu”, tha Rexhep Selimi.

Ndërkaq, Bekë Berisha nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës tha se  për shkak të ngjarjeve  nëpër komisionet parlamentare, minisrat po detyrohen të mos raportojnë.

“Siç po shihet është krijuar një situatë si edhe tek Ministri i Mbrojtjes edhe tek ministrat e tjerë  kjo gjendje është kriju për shkak të disa gjërave që po ndodhin në komsione siç u pa edhe dje. Duhet me pas kujdes deputetet se si sillen me ministra, kemi pa sjellje shumë të këqija, kishe u bo kijamet pa u bo hiç. Po detyrohen minisrat me thanë nuk kamë kohë se po dojnë me u rreh”, tha Berisha.

Deputetja nga PDK, Ganimete Musliu tha se nuk ka ndodhur asnjëherë që mbledhja të fillojë në këtë mënyrë.

“Po shihet tendenca e VV-së  për të dështuar mbledhja, nuk ka ndodhur asnjehërë që të fillojë mbledhaj kësisoji, edhe nëse keni ardhë me projekt politik me dështu mbeldhja të mos ja u marrim kohë as atyre as neve”, theksoi ajo.

Kryetarja e Komisionit, Fatmire Mulhaxha Kollqaku në fund vendosi që Ministri Veliu të thirret në një ditë tjetër ku koha e tij do të ishte e pakufizuar.