Shtyhet për nesër hapja e 'Tregut të Fundvitit' në sheshin 'Xhorxh Bush'

Ndezja e dritave për festat e fundvitit dhe hapja e “Tregut të Fundvitit” në sheshin “Xhorxh Bush” është shtyrë për nesër në ora 17:00.

Njoftimi paraprak ishte që hapja të bëhej sonte në ora 19:00.

Arsyeja e Komunës për këtë ndryshim është për “shkaqe teknike”.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të ketë edhe performanca muzikore nga “String String” si dhe grupi “Okarina”.

Rruga nga Katedralja në drejtim të hotelit “Grand Hotel” nga data 26 nëntor është mbyllur për kalimin e veturave.

Sipas Komunës, rruga “Xhorxh Bush”, duke nisur nga udhëkryqi i rrugës “Bill Klinton” deri te “Garibaldi” do të jetë e mbyllur nga 26 nëntori deri më 8 janar.

Këtë pjesë, plani i qeverisjes Rama është të bëhet shesh, ashtu siç edhe i janë referuar vendit në komunikatën e sotme.