Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shtyhet për 15 mars fillimi i vendosjes së letrave ngjitëse për identifikimin e veturave të paregjistruara

Ishte planifikuar që të fillojë më 1 mars por tashmë është shtyrë për 15 mars nisja e implementimit të projektit për vendosjen e letrave ngjitëse (sticker), i cili ka për qëllim të identifikimit të mjeteve motorike të paregjistruara në Kosovë.

Byrja Kosovare e Sigurimeve ka njoftuar se janë dakorduar që letrat ngjtëse do të vendosen në dritaret e automjeteve.

“Jemi thuajse në fund të përfundimit të përgatitjeve në mënyrë që nga 15 marsi të nis të zbatohet në praktikë ky projekt shumë i rëndësishëm i cili për qëllim ka uljen e numrit të automjeteve të pasiguruara në vend”, thuhet në njoftimin e Byorsë Kosovarë të Sigurimeve.

Më 12 janar të këtij viti, Banka Qendrore e Kosovës kishte njoftuar se projekti i vendosjes së stikerave do të niste me 1 mars.

Ky projekt ka për qëllim uljen e numrit të mjeteve motorike të paregjistruara që sipas BKS-së është një ndër parakushtet për anëtarësim në organizatën e Këshillit të Byrove në Bruksel.