Shtyhet pagesa në ‘Prishtina Parking’ për shkaqe teknike

Komuna e Prishtinës ka pasur në plan të fillojë aplikim e pagesave në parkingje publike nga mesi i javës së kaluar, por kjo është shtyrë për disa ditë për arsye teknike.

Nga ndërmarrja “Prishtina Parking’ për KALLXO.com është thënë se gjatë kësaj jave do dalin me njoftim se kur do fillojë pagesa, kjo shtyrje sipas tyre u bë nga disa probleme teknike të papritura.

“Po, ka qenë në plan që pas një jave fushatë në disa parkingje të Zonës 1, të fillohet me aplikimin e pagesës nga java e kaluar, por kemi pasur disa probleme teknike dhe për ditën se kur fillon ky proces do lëshojmë njoftim gjatë javës”, thuhet nga NPL “Prishtina Parking”.

Këto parkingje do jenë të ndara në tre zona, ku edhe pagesa do variojë në bazë të zonës ku parkoheni.

Kurse, do ketë disa mënyra për t’i kryer këto pagesa: dy prej tyre përmes telefonit, me anë të blerjes së tiketës në pika të postës dhe Parking metri (kjo do vlejë më shumë për biznese që bartin mallra).

VIDEO: Java e fushatës vetëdijesuese të ‘Prishtina Parking’