Mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë më 23 mars 2015. Foto: Kryeministria.al

Shtyhet mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, kjo është arsyeja

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovë dhe Shqipërisë, e paraparë të mbahet këtë të premte, është shtyrë për në fillim të muajit të ardhshëm.

Shkak për këtë është bërë seanca e Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Avdullah Hoti.

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, shkroi Hoti në Facebook.