Fakulteti Ekonomik. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shtyhet mbledhja e jashtëzakonshme e Fakultetit Ekonomik

Një mbledhje e jashtëzakonshme e Fakultetit Ekonomik që ishte planifikuar të mbahet në 15:30, ishte ndërruar në 13:30, por kjo filloi pa prezencën e udhëheqësit, dekanin Fatos Ukaj.

Por, pasi u mblidhen disa nga anëtarët e Këshillit, mbledhja u shty përsëri në 15:30 me arsyetimin se nëse nuk është dekani për udhëheqje të mbledhjes, duhet të kalojnë 24 orë nga kërkesa e tyre dhe atëherë ka të drejtë personi më i moshuar që ta fillojë mbledhjen.

Kjo mbledhje ishte thirrur me arsyetimin për “zgjidhjen e situatës në Fakultetin Ekonomik”, por nuk dihen detaje të tjera.

Mbledhja pritet të fillojë në ora 15:30.

Kallxo.com përmes burimeve ka kuptuar se një anëtar i Këshillit të Fakultetit, pak para se të fillonte mbledhja ia ka kërkuar dekanit, Fatos Ukaj, dorëheqjen si kompromis në mënyrë që sipas tij, të mos ndermirën veprime tjera

KALLXO.com raportoi më herët për këtë çështje.

‘Tensionohet’ Fakulteti Ekonomik, thirret mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit pa dekanin