Logo e Universitetit të Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Shtyhet mbajtja e universitetit veror ndërkombëtar për shkak të coronavirusit

Edicioni i 20-të i Universitetit Veror të Prishtinës “Hasan Prishtina” është shtyrë për periudhën 24 gusht – 4 shtator, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia e coronavirusit.

“Menaxhmenti i UP-së është duke e përcjellë situatën me kujdes dhe do të marrë parasysh udhëzimet dhe kufizimet zyrtare dhe gjatë muajit prill do të njoftoheni sërish rreth datave finale të mbajtjes së edicionit të sivjetmë të UVP-së”, është bërë e ditur në një njoftim.

“Shtyrja e UVP-së është njëra ndër masat mbrojtëse që menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës i ka marrë për t’i mbrojtur studentët, profesorët, stafin e universitetit, por edhe aplikuesit e tjerë ndërkombëtarë, të cilët deri me tani kanë aplikuar në këtë edicion të UVP-së”, përfundon njoftimi.

Deri më tani numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë ka shkuar në 63.