Shtyhet kërkesa për përjashtimin e dy deputetëve nga Komisioni Hetimor për Energjinë

Nuk është hedhur në votim propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për përjashtimin nga Komisioni Hetimor për Energjinë të deputetëve; Ljubinko Karadziq nga Lista Serbe dhe Duda Balje për shkak të mungesave në mbledhjen e komisionit.

Kjo pikë nuk u hedh në votim pasi që kryetari i komisionit Hajdar Beqa tha që arsyetimet e deputeteve për mungesa do të ia përcjell të gjithë komisionit dhe pastaj propozuesi i kësaj pike do të vendos nëse do ta procedoj tutje.

Kryesuesi i komisionit, Hajdar Beqa tha që deputetët Ljubinko Karadziq nga Lista Serbe dhe deputetja Duda Balje nuk i plotësojnë kushtet për t’u përjashtuar.

“Duda Balje i ka arsyet, ndërsa për Lubinko nëse nuk vjen nuk e përjashtojmë ne, por e përjashton ligji. Unë konsideroj që asnjëri nga deputetët në këtë mbledhje nuk i plotësojnë kushtet për tu përjashtuar nga ky komision”, tha ai.

“Sot do t’i shkruajmë letër deputetit të Listët Serbe, i cili sot nuk ke prezent, me njoftu për sa arsyetime i ka, nëse ai nuk vazhdon me qenë i rregullt e humb të drejtën me qenë deputet në komision, arsyetimin e Duda Baljes do të ia dorëzojmë zyrtarisht”, shtoi ai.

Armend Muja, deputet i LVV-së, propozues i kësaj kërkese kërkoi nga kryetari i komisionit që t’ia përcjell edhe anëtarëve të komisionit arsyetimet e deputetëve.

“A mund t’i kemi këto arsyetime, duhet të jemi korrekt me ligjin, ligji e ka parë këtë. Mandati i këtij komisioni nuk është 4 vjet është 6 muaj prandaj edhe duhet disiplina”, tha ai.

Mbledhja e Komisionit për Energji nga viti 2006 ka filluar me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për largimin e dy anëtarëve të komuniteteve nga ky komision për shkak të mungesave.

Kjo kërkesë është konsideruar joserioze nga LDK e cila ka lëshuar mbledhjen.

Kërkesën para komisionit e bërë, deputeti i LVV-së, Armend Muja, i cili tha se deputetët në fjalë kanë munguar disa herë.

VIDEO – LVV kërkon përjashtimin e deputetëve minoritarë nga Komisioni Hetimor për Energjinë