Foto: Facebook

Shtyhet festivali i ‘Beerfest Kosova’

Festivali “Beerfest Kosova” është anuluar në datat e parapara, pasi nuk është aprovuar kërkesa për leje të organizimit.

Lokacioni i paraparë për këtë festival ka qenë parkingu tek “Pallati i Rinisë”, në Prishtinë.

Sipas organizatorëve, Policia e Kosovës, nuk e ka aprovuar kërkesën për leje të organizimit me arsyetimin se lokacioni nuk plotëson kushtet për mbajtjen e festivalit.

“Përveç lejes nga Drejtoria e Kulturës së Komunës në Prishtinë dhe 2 muaj pritje nga akter të tjerë, na u caktua takimi me zyrtar komunal këtë të hëne (me 13 qershor) me shefin e njësisë Operative të Prishtinës në kuadër Policisë së Kosovës, duke na e kumtuar lajmin  nga ai që nuk do të aprovohet kërkesa jonë për leje të organizimit te “BeerFest Kosova 2022”. Arsyetimi: Parkingu tek Pallati i Rinisë, nuk plotëson kushtet për mbajtjen e festivalit”, thuhet në njoftim.

Sipas organizatorëve ky vendim është i pa arsyeshëm dhe i dëmshëm.

Sipas tyre “Beer Fest Kosova 2022” detyrohet të ndërroi datat e parashikuara të festivalit dhe deri në një zgjidhjen të përbashkët me komunën e Prishtinës, do të ndërrohet lokacioni.

“Me gjitha sfidat burokratike me të cilat po ballafaqohemi, me komunikim të mangët, duke na mbajtur peng dhe pa asnjë mbështetje nga institucionet publike, duam të informojmë  që “Beer Fest Kosova 2022 detyrohet të ndërroi datat e parashikuara të festivalit. Deri në zgjidhjen e përbashkët me komunën e Prishtinës, detyrohemi me pa-dëshirë të ndërrojmë lokacion tjetër adekuat për mbajtjen e festivalit”, thuhet tutje në njoftim.