Shtyhet Festivali Anibar shkaku i pandemisë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar dhe Animacionit – Anibar, këtë vit do të mbahet nga data 17 deri 23 gusht të këtij viti, njofton ekipi i festivalit.

Edicioni i njëmbëdhjetë i këtij festivali ishte planifikuar të mbahet ne korrik por për shkak të përhapjes së COVID-19, do të mbahet në muajin gusht, me format të adpatuar për shkak të situatës.

Sipas njoftimit Anibar, këtë vit do të ofrojë një program të përshtatur sipas masave mbrojtëse të caktuara nga institucionet relevante në Kosovë për mbrojtjen nga COVID – 19.

“Anibar është përkujdesur që përvec shfaqjes së filmave, prezantimeve, programeve speciale, aktiviteteve edukative dhe profesionale, të ofroj edhe programin artistik per transmetim online nëpërmjet platformave digjitale”, thuhet në njoftim.

Datat paraprake e mbajtjes së festivalit ishin 13 deri me19 korrik.