Shtyhet caktimi i seancës së Kuvendit dhe diskutimi për tërheqjen nga Trusti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të vendosë për seancën e radhës parlamentare për shkak të mungesës së kuorumit.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se është arritur pajtimi që në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, të hënën e ardhshme, do të vendoset për seancën e re.

Ai tha se të hënën e ardhshme po ashtu do të caktohet për seancën në të cilën do të trajtohet çështja e Trustit.

Adnan Rrustemi deputet i LVV-së ka bërë të ditur nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket tërheqjes së parave të Trustit Pensional.

Deputetë të opozitës po kërkojnë miratim të projektligjit që do u jepte qytetarëve mundësinë të tërheqin 30 për qind të parave nga fondi pensional.

Një veprim i tillë nuk është përkrahur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

FMN kundër prekjes së parave të Trustit