Shtyhet afati për regjistrimin e diasporës
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë afatin për regjistrimin e diasporës deri më 31 dhjetor 2024.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, para kabinetit qeveritar ka thënë se kërkesa për shtyrje të afatit po bëhet për disa arsye.
Ajo bëri të ditur se periudhën e fundit brenda ditës ka pasur deri në tre mijë regjistrime.
“Së pari dua të theksoj se regjistrimi i mërgatës në formën që është duke u bërë sot është ndoshta ndërmarrja më e rëndësishme në raport me mërgatën e katër dekadave të fundit. Të dhënat që do të dalin nga regjistrimi i mërgatës do të na shërbejnë edhe institucioneve të vendit, por edhe vetë mërgatës për një organizim më të mirë të nevojave dhe të potencialit. Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit kemi pasur një dinamikë me afërsisht tre mijë regjistrime në ditë që do të thotë që kjo dinamikë do të përpiqemi të mos e ndalim ”- ka thënë ajo.
Më 12.07.2024, ASK njoftoi se numri i popullsisë rezidente në Kosovë, sipas rezultateve të ASK-së, është 1 milion e 586 mijë e 659 banorë.
Deri atë kohë, u bë e ditur se janë regjistruar rreth 600 mijë mërgimtarë.
Rreth 600 mijë mërgimtarë janë regjistruar, procesi vazhdon deri në fund të gushtit