Shtyhet afati për paraqitjen e analizës nga Grupi punues për themelimin e Institutit për Hulumtimin e krimeve të luftës

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë që është mbajtur në mënyrë elektronike, kabineti qeveritar ka shtyrë afatin e paraparë për paraqitjen e analizës apo studimit nga Grupi punues për themelimin e Institutit për Hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë, deri më datën 15 prill 2021.

Më herët, data për paraqitjen e kësaj analize ishte deri më 31 dhjetor 2020.

Grupi punues është i themeluar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa ka për detyrë të ofrojë një analizë të argumentuar mbi mundësinë e themelimit të një mekanizmi për hulumtimin e krimeve dhe të identifikojë praktikat më të mira krahasuese dhe të pasqyrojë elementet dhe specifikat që mund të përfshihen në rastin e Kosovës.