Shtyhet afati për deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhura Personale

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar së është zgjatur afati për deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhura Personale për periudhën tatimore të vitit 2021.

Sipas njoftimit afati është zgjatur deri më 31 maj 2021.

“Deklarimet dhe pagesat e bëra për Tatim në të Ardhura Personale deri në afatin e zgjatur, gjegjësisht 31 Maj 2022, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi. Për llojet tjera të tatimeve dhe kontributeve, përveç Tatimit në të Ardhura Personale, afati për deklarim dhe pagesë mbetet ashtu siç është i përcaktuar me legjislacionin në fuqi”, ka njoftuar ATK.

ATK ka njoftuar se kjo është bërë me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 22/2022 të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve të datës 29.03.2022.

Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të vazhdojnë me përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, thuhet tutje në njoftim.