Shtrohet asfalt mbi baltë në lagjen Kalabria të Prishtinës (FOTO)

Mbi baltën që është krijuar në rrugën “Ali Vitia” në lagjen Kalabria në kryeqytet është shtruar asfalt.

KALLXO.com ka siguruar disa fotografi nga kjo rrugë e asfaltuar sot.

Në pamje shihet se në skaj të rrugës së asfaltuar është grumbulluar edhe ujë.

Pikërisht në këtë lagje ka një kohë që kanë filluar punimet për ndërtimin e kolektorit për largimin e ujit atmosferik dhe kanalizimi fekal.

Punimet po bëhen mbi lumin “Mat” që kalon nëpër këtë lagje.

Banorët përreth janë ankuar disa herë për dinamikën e punimeve, që si shkak i vonesave janë përballur me baltë dhe infrastrukturë jo të mirë.

Këto janë fotografitë që KALLXO.com ka siguruar nga asfaltimi i rrugës mbi baltë.