Foto: Qëndron Kastrati/Facebook

Shtrohen dy rrugë në Kamenicë

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se janë asfaltuar dy rrugë në Kamenicë.

Ai ka treguar se janë asfaltuar rruga “Myrtez Thaqi” në gjatësi prej 235 metra dhe rruga te zjarrfikësit me gjatësi prej 50 metrave në Muçiverc.

“Asfaltimi i këtyre rrugëve është bërë me dy shtresa”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Kastrati ka treguar që shtresa e parë e asfaltit është 7 cm dhe shtresa e dytë 5 cm.

“Këto 12 cm asfalt do t’a bëjnë më të lehtë qarkullimin e banorëve dhe punën më të lehtë zjarrfikësve”, ka përfunduar Kastrati.