Shtretërit në Klinikën Infektive në QKUK lidhen në sistem qendror me oksigjen

120 shtretërit në Klinikën për Sëmundje ngjitëse nga sot e tutje do të jenë të lidhur direkt me sistemin qendror të oksigjenit.

“Ky investim, i bërë nga ShSKUK, do të ofrojë siguri më të madhe për pacientët që kanë nevojë për oksigjen, e po ashtu do të lehtësojë punën e stafit shëndetësor”, thuhet në njoftimin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në njoftim thuhet se lidhja direkte me oksigjen për shtretërit në këtë klinikë, do të lehtësojë punën stafit shëndetësor.

“Furnizimi me oksigjen qendror do të bëhet nga cisterna me kapacitet 20 mijë litra, investim ky i kryer në vitin e kaluar nga ShSKUK”, thuhet tutje në njoftim.

Furnizimi me oksigjen do të vazhdohet edhe në Klinikën e Pulmologjisë dhe klinika tjera në QKUK-së.