Prodhime vendore | Foto: Facebook

Shtrenjtohet prodhimtaria në Kosovë

Prodhimtaria e Kosovës, shënoi një rritje të lehtë të çmimeve në tremujorin e tretë në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Me rritje është edhe në raport me tre muajt paraprak.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 0.5 për qind ndërmjet tremujorit të tretë dhe të dytë të sivjetmë.

ASK thotë se ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i mobilieve 3.0 për qind; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 2.1 për qind; prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës 1.1 për qind; prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës 0.6 për qind; prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse 0.3 për qind.

Ngritje të ngjashme ka edhe te prodhimi produkteve kimike 0.2 për qind; prodhimi i metaleve 0.2 për qind; përpunimi i produkteve ushqimore 0.1 për qind; prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 0.1 për qind; dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve 0.1 për qind.

Për neutralizimin e çmimeve aty ku shënoi rritje kontribut dha nxjerrja e xehes së metalit

“Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-15.4%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-4.3%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-0.6%); prodhimi i pajisjeve elektrike (-0.5%); dhe prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-0.2%).” thotë komunikata

Tre muajt korrik-shtator, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 0.6%.

ASK njofton se në raport me tremujorin e njëjtë të vitit 2018, në rritje kontribuuan përpunimi i produkteve ushqimore, mobileve dhe prodhimi produkteve minerale jo metalike

“Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: përpunimi i produkteve ushqimore (4.3%); prodhimi i mobilieve (3.7%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (2.7%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (1.3%); dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.3%).”, njofton ASK

Ngritja u neutralizua me rënien  e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-9.0%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-4.4%); prodhimi i metaleve (-4.0%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (-3.4%); prodhimi i pajisjeve elektrike (-3.0%);.

Pastaj prodhimi produkteve kimike (-2.3%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-1.5%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (-1.2%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (-1.0%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-0.7%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (-0.6%).

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me  publikimin e Indeksin Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e tretë TM3) 2019.