Policia/Ilustrim

Shtohet prezenca e policisë në kryeqytet

Përderisa anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur brenda objektit, policia po patrullon në afërsi të këtij objekti.

Sot mund të merret aktvendimi mbi rastin e dekretimit të Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës nga ana e Presidentit Thaçi.

Kjo Gjykatë, me 1 maj kishte marrë vendim për të pezulluar dekretin e Presidentit për kandidaturën e Avdullah Hotit, deri në nxjerrjen e një vendimi lidhur me kushtetutshmërinë e këtij vendimi.Afati për nxjerrën e një vendimi lidhur me këtë përfundon më 30 maj.

Ndërsa në të njëjtën kohë, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë paralajmëruar se nga ora 17:00 do të bëjnë ‘prova’ për ndonjë protestë të mundshme. Ata kanë paralajmëruar se rreth 5 mijë persona do të marrin pjesë në këtë ‘provë’.