Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani", Foto: KALLXO.com

Shtohen kritere për akreditim të programeve të Mjekësisë së Përgjithshme (FOTO)

Agjencia e Kosovës për Akreditim ka vendosur disa kritere të tjera për akreditim të programeve të Mjekësisë së përgjithshme, në të cilat duhet të dëshmojnë me dokumente adekuate që i ka të funksionalizuara dhe në posedim klinikat dhe shërbimet shëndetësore si më poshtë:

Për këtë vendim ka reaguar ministrja e Arsimit, Arbëria Nagavci, e cila ka kërkuar nga institucionet e arsimit të lartë që të zbatojnë vendimet.

“Në mbledhjen e fundit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë është miratuar plotësimi i parimeve themelore të Manualit për Akreditim në të cilin detajizohen kriteret për udhëheqësit e programeve studimore, kriteret teknike për fushën e mjekësisë së përgjithshme dhe mënyrën e funksionimit të degëve të institucioneve të arsimit të lartë”, ka shkruar Nagavci.

Sipas vendimit të KShC-së, gjatë këtij viti në programet bachelor dhe master do të aplikohet kriteri i publikimeve shkencore në revista të indeksuara, ndërsa në vitin e ardhshëm edhe kriteri i titujve akademikë. Kriteret e publikimeve shkencore dhe titujve akademikë për ofrimin e programeve të doktoratës janë përcaktuar më parë.

“Si ministri do të përkrahim çdo vendim të institucioneve të pavarura që ka për qëllim ngritjen e cilësisë në arsim”, ka thënë Nagavci.

Ajo inkurajoi të gjitha institucionet e arsimit të lartë që të bëjnë përgatitjet për zbatimin e këtyre vendimeve, në mënyrë që të nxitet ngritja e cilësisë në arsimin e lartë.

Inkurajoj të gjitha IAL-të që të bëjnë përgatitjet për zbatimin e këtyre vendimeve, në mënyrë që të nxisim ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.