Shtohen forcat policore speciale në Deçan- FOTO

Ekipe speciale policore janë shtuar në orët e para pas mesnatës në Deçan. Përveç shtimit të ekipeve policore, KALLXO.com raportoi edhe për fillimin e patrullimeve të këtyre ekipeve në zonën e Deçanit, ku edhe ka ndodhur vrasja e trefshitë.

Njesite Speciale të Policisë. FOTO: KALLXO.com
Njesite Speciale të Policisë. FOTO: KALLXO.com

Një shofer autobusi, e dy nxënës kanë vdekur si pasojë e gjuajtjes me Kallashnikov, në drejtim të autobusit i cili ishte duke bartur udhëtar nga Gjakova drejt Gllogjanit.

KALLXO.com mëson se në zonën ku ndodhi tragjedia, janë krijuar edhe disa pika kontrolli në mënyrë që të vëzhgohen lëvizjet që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit që ndodhi në orët e mbrëmjes së të premtes.

Ekipi i KALLXO.com, i cili ka qëndruar vazhdimisht në Gllogjan ka raportuar gjërësisht për ngjarjen e rëndë që ndodhi.

Gjithashtu KALLXO.com ka siguruar edhe fotografi kur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është larguar nga stacioni policor i Deçanit, ku ishte duke qëndruar së bashku me krerët e policisë.

Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, teksa largohet nga stacioni i Policisë në Deçan. FOTO: KALLXO.com