Shtohen edhe disa nënoficerë në FSK- FOTO

Krahas kursit për snipër, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka njoftuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është përmbyllur me sukses edhe certifikimi i një gjenerate të re pas realizimit të kursit të avancuar për lider.

“Ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të nënoficerëve për Udhëheqës togu dhe Rreshter togu”- thuhet në njoftimin e Mehajt.

Mehaj në postim i ka bashkangjitur edhe disa fotografi në të cilat shihen pjesëtarët e FSK-së deri sa mbajnë kursin prej të cilit edhe u certifikuan.