Shtiu me armë drejtim një veture, arrestohet i dyshuari

Një 24 vjeçar është arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet se mbrëmë nga vetura e tij ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture.

Sipas Policisë, nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë, ndërsa nga i dyshuari  është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tetë fishekë.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të çështjes, ku pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit  i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatën e forcave të rendit.

G.A, po dyshohet për vepren penale ‘shkaktim i rrezikut përgjithshëm’ .