Foto: Policia e Kosovës

Shtime, zyrtarja policore gjen një kuletë, pas procedurave të verifikimit i kthehet pronares

Gjatë patrullimit në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, një zyrtare policore gjeti një portofol, në të cilën ishin 125 euro dhe disa dokumente personale.

Sipas njoftimit të Policisë, pas kryerjes së procedurave të verifikimit, portofoli iu dorëzua pronares E.K.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për zyrtaren policore, duke e vlerësuar gjestin e saj si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”- thuhet në njoftimin e datës 11.02.2025.