Shtime, zhduket një vajzë

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se një vajzë është zhdukur në Shtime.

Sipas forcave të rendit, rasti ka ndodhur katër ditë më parë, më 20 shtator.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare, vajza e tij, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin” – thuhet në raportin 24 orësh të policisë.