Shtime, shërohet edhe pacienti i fundit me COVID-19

Labinot Beqa, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Shtimes ka njoftuar se është shëruar edhe pacienti i fundit në këtë komunë me sëmundjen COVID-19.

“Të dashur qytetarë të komunës sonë, sonte zyrtarisht është shëruar pacientja e fundit me COVID-19 në komunën tonë. Këto dy muaj prej rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, nuk kanë qenë të lehta për secilin prej nesh. Unë ju falenderoj pa masë për kulturën dhe disiplinën e treguar gjatë kësaj kohe. Njëherit ju kërkoj falje secilit prej jush nëse në ndonjë rast nuk kam mundur të ju përgjigjem për shkak të angazhimeve të shumta gjatë kësaj kohe”, ka shkruar ai në Facebook.

“Falënderim të veçantë meritojnë punonjësit e QKMF-së “Dr.Vezir Bajrami”, QPS-së si dhe ata të Shtëpisë së Komunitetit të cilët çdo ditë përgatitën ushqim në mënyrë vullnetare për personat pa përkujdesje familjare. Në fund, lus Zotin e Madhërishëm të ketë pranuar agjërimin edhe të gjitha lutjet tona gjatë këtij muaji të bekuar. Lutem Zotit të Madhërishëm që mos të kemi më raste me këtë virus në komunën tonë e po ashtu edhe rastet e mbetura aktive në Kosovë të shërohen sa ma shpejtë!”, ka thënë ai.

“Meqenëse rreziku për infektim ende ekziston, ju rekomandoj t’i zbatoni këshillat e IKSHKP-së dhe të keni kujdes të shtuar sikur deri më tani”, thuhet në fund të njotimit të tij.

Sonte, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi për shtatë raste me COVID-19 dhe tre të shëruar.

Në tri komuna raste të reja me coronavirus

www.kallxo.com