Komuna e Shtimes

Shtime, përleshje mes 3 personash, përdoret edhe thika

Një përleshje ka shpërthyer mes tre personash si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:20 në rrugën “Besim Sopa” në Shtime.

Sipas Policisë, gjatë kësaj përleshjeje fizike është përdorur edhe një thikë.

Si pasojë, njëri prej të përfshirëve në përleshje ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.