Foto: Ilustrim

Shtime, mosmarrëveshje për veturë, djali kanos babanë

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në Shtime ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kanosur babanë e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Pjetërshticë të Shtimes është një rast i dhunës në familje.

“Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet L.G  (M.K) i moshës 32 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje për një veturë, kanos babain e tij me inicialet S.G (M/K) i moshës 61 vjeçar dhe shkakton dëme materiale në garazhin e veturës”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor të Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.