Komuna e Shtimes

Shtime, Lëndohet një person në vendin e punës

Një person është lënduar në vendin e tij të punës.

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Komunën e Shtimes është hapur rast për rrezikim të sigurisë në vendin e punës.

Sipas njoftimit të policisë tutje thuhet se viktima deri sa ishte duke punuar në fabrikën për prodhimin e elementeve të hekurit ka pësuar një lëndim trupor në krah.

I njëjti ka pranuar trajtim mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Shtime, më pas është dërguar në emergjencën e Ferizajt për tretman të mëtutjeshëm.