Ilustrim

Shtime, e rrah gruan dhe e largon nga shtëpia atë dhe vajzat

Policia ka arrestuar në Shtime një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Rasti, i cili po trajtohet si dhunë në familje & lëndim trupor, ka ndodhur dje rreth orës 15:00.

Sipas Policisë, i dyshuari pasi e kishte rrahur gruan e kishte larguar nga shtëpia me vajzat e saj.

I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.