
Ilustrim
Shtime, arrestohet një person për ngacmimin e një gruaje
09.3.2025 - 09:37
Një person tashmë i dyshuar për ngacmimin e një gruaje është arrestuar nga njësitet policore.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se për një rast i cili është regjistruar në muajin shkurt të këtij viti, tashmë është vënë në pranga personi i dyshuar.
Sipas raportit, i dyshuari kishte ngacmuar një grua ndërsa ngjarja ishte raportuar më 13.02.2025 në Shtime.
Për arrestimin është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.