Ilustrim

Shtime - Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture

Policia në Shtime ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj një të miture.

Policia thotë se i dyshuari me të miturën ishin në lidhje dashurie.

“Në konsultim me Prokurorin, për shkak se viktima është e mitur, është iniciuar rasti dhe i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.” – njofton Policia, më 12.02.2025.

Sipas Raportit policor, rasti ka ndodhur më 11.02.2025, rreth orës 01:25.