
Ilustrim.
Shtime, arrestohet 62-vjeçari, në shtëpi iu gjet një armë zjarri pa leje
Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se sonte rreth orës 19:35 është arrestuar një 62-vjeçar, pasi në shtëpi i është gjetur një armë zjarri.
Aksioni është ndërmarrë nga policët e stacionit të Shtimes pas informacionit të pranuar se i dyshuari mbante armë zjarri në shtëpinë e tij.
“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë shkuar në shtëpinë e personit të dyshuar B.M (M/K) i moshës 62 vjeçar, i cili ka pranuar se posedon një armë zjarri, të cilën më pas policia e ka konfiskuar” – është thënë në njoftimin e Policisë.
Ndërkaq, i dyshuari është shoqëruar në stacionin e Policisë në Shtime dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.