Foto: KALLXO.com Ilustrim

Shtime, arrestohet 52-vjeçari për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka arrestuar një 52-vjeçar në fshatin Belincë të Shtimes për dhunë në familje.

Sipas Policisë së Kosovës, R.Sh është arrestuar nën dyshimin se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij 44-vjeçare.

“Sot, rreth orës 08:15 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Belincë të Shtimes është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, për këtë rast janë njoftuar edhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje” – thekson më tej Policia.