
Ilustrim
Shtime, 42-vjeçari e pranon se ka gjuajtur me armë zjarri, e dorëzon armën në Polici
Një person është ftuar në stacionin e Policisë në Shtime nën dyshimet se ka shtenë me armë zjarri më 27.12.2024.
Policia ka njoftuar se 42-vjeçari M.H. e ka pranuar se e kishte përdorur armën e zjarrit, të cilën më pas e ka dorëzuar.
“Hetuesit policor nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë nisur hetimet dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin M. H (M/K), i moshës 42 vjeçar, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë në Shtime. I dyshuari ka pranuar se me datën 27.12.2024 e kishte përdorur armën e zjarrit, të cilën më pas e ka dorëzuar” – thuhet në njoftim.
Ndërsa është bërë e ditur se me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit (pistoletë).
Ndaj tij është iniciuar rasti – përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, dhe – armëmbajtje pa leje.