Ilustrim

Shtien me armë zjarri në aheng, Policia ua sekuestron armët dhe një karikatorë

Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar pasi që të njëjtit kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Rasti ka ndodhur në Komoran të Drenasit më 06.09.2024.

Sipas raportit policor, nga të dyshuarit janë sekuestruar dy armë Zoraki  dhe një karikatorë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.